Përfundoi turniri i cili bashkoi kompanitë e teknologjisë me një qëllim vetëdijësimi për fëmijët dhe të rriturit me Down Syndrome.
Ky turne i futbollit i cili u organizua nga dy kompanitë e teknologjisë Tentonit dhe Sunny Hill, bashkoi 22 kompani tjera të teknologjisë, të cilat dhanë kontributin e tyre në ndihmë të personave me Down Syndrome.
Ky vit është viti i dytë që Tenton bashkon pasionin për futbollin dhe dashurinë e njerëzimit në një vend. Së bashku me Sunny Hill Tech, filluan iniciativën për mbledhjen e fondeve të quajtur “Tech for Down Syndrome 2020” duke organizuar një tjetër turne futbolli.
Përfunduam muajin e tetorit me finalen e lojës së futbollit, ku finalistët ishin ekipi Sunny Hill Tech dhe Webster. Kjo ishte dita ku pas një muaji të plotë u zhvilluan evente të futbollit mes ekipeve të teknologjisë në Kosovë, të bashkuar për një qëllim mjaft të rëndësishëm, donacionin e fondeve për personat me Down Syndrome.
Ky turne përfundoi me dhënien e mirënjohjes për të gjitha ekipet që morrën pjesë, si dhe me dhënien e kupës skuadrës fituese Sunny Hill Tech, dhe i falënderojmë pafund për mirësinë dhe miqësinë që kanë ofruar.
Tenton, vitin e kaluar, punoi me Zombie Soup për të ndihmuar fëmijët nën spektrin e autizmit duke ftuar kompanitë e teknologjisë në Kosovë që të bashkohen në një turne futbolli dhe të mbështesin këtë iniciativë përmes dhurimit dhe pjesëmarrjes. Kjo iniciativë arriti të mbledhë gjithsej 6,360.00 €, të cilat u dhuruan në shoqatën “Autizmi”.
Ne duam të falënderojmë të gjitha kompanitë që nuk hezituan të ishin pjesë e kësaj nisme:
Sunny Hill Tech, Zombie Soup, Starlabs, Apper, Celonis, UCX Kosova, Kutia, Linkplus, Kode Labs, ITD Prishtine, Frakton, Rubik, Webtiser, Smartbits, The Social Plus, Vianova health, Fitonomy, Gjirafa, Autoshkolla, ICK, KFC Kosova, Fedex, Chameleon Print, Deinde, dhe Tech Frame. Falë këtyre ndërmarrjeve që e bënë të mundur këtë iniciativë dhe ndihmuan fëmijët dhe të rriturit me Down Syndrome duke dhuruar një total që ka arritur në një total prej 5,800€.