Gjatës ditës së djeshme në Tenton përveç punës dhe aktiviteteve rutinore, patëm edhe një takim ku patëm rastin të prezantonim punën tonë.
Patëm një vizitë të këndshmë nga kryetari i lëvizjes Vetëvendsoje Albin Kurtin, së bashku me delegacionin e tij.
Me vizitën e kryetarit të lëvizjes Albin Kurti zhvilluam një bisedë rreth digjitalizimit të bizneseve dhe zhvillimin e sektorit të IT-së në Kosovë.
Gjatë takimit si rrjedhojë e bisedës patëm kohë të diskutojmë edhe për mbështetjen që qeverisja e re do t’i ofrojë ndërrmarrësit e rinjë në fushën e teknologjisë. Mbështetje kjo që është mëse e nevojshme për të gjitha bizneset, sidomos në fushën e teknologjisë.
Me pak mbështetje dhe me pune konstante mund të forcojmë komunitetin e teknologjisë dukshëm, gjithmonë duke hapur rrugë për bashkepunime të reja mes organeve shtetërore, institucioneve, dhe ndërmarrjeve të reja që kontribuojnë në digjitalizimin e proceseve të ndryshme në shoqërinë tonë.
Takime dhe diskutime të tilla na inkurajojnë të vazhdojmë me punën ashtu si ne dijmë më së miri.
Vizioni ynë shkon shpeshherë përtej pritshmërive tona dhe atëherë puna dhe mundi ynë shpërblehet kur ofrojmë zgjidhje në anën teknologjike tek përdoruesit.
Ne gjithmonë do të punojmë me përkushtim të plotë për të zgjidhur probleme nga më të ndryshme përmes digjitalizimit dhe të kontribuojmë në një zhvillim të mëtutjeshëm në këtë fushë, së bashku.
Ekipi i Tentonit mirëpret të gjithë ata që duan të diskutojnë më tepër për punën dhe veprimtarinë e kompanisë sonë.